Lajme

Flet kosovari që bashkoi 30-vjeçaren ukrainase me familjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 09 March 2022

Esat Halimi, mërgimtar ka rrëfyer për momentin kur e shpëtuan një 30 vjeçare nga Ukraina pasi ishte ndarë me familjen e saj pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se rrugëtimi drejt Kyivit nuk ka qenë i lehtë.

“Nuk ka qenë edhe i lehtë. Jemi përgatitur dhe kemi shkuar nëpër Poloni. Kemi hyrë në Ukrainë. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Kemi kaluar shumë postblloqe, vende, nuk ka qenë lehtë, por në fund u krye mirë, një histori e mirë, nuk është keq”, tha ai në T7.

-Advertisement-

Halimi tregoi edhe për mënyrën se si kanë hyrë në Ukrainë.

“Ne jemi futur nga një qytete në afërsi të kufirit me Poloninë. Kishte shumë refugjatë me autobusë, organizime. Nga aty kemi vazhduar më tutje unë dhe ai shoku. Kemi kaluar nga postblloqe të ushtrisë së Ukrainës. Kur u tham se po shkojmë në Kyiv ata u çuditshin dhe nuk besojshin”, tha ai.

Mërgimtari tha se tërë këtë veprim e kanë bërë vetëm për çështje humanitare.

“Ka qenë një gjest human dhe nuk ka qenë as për reklamë as asgjë tjetër. Ne nuk  e kemi njohur vajzën as asgjë. Ajo ishte 30 vjeçare, nuk është 19. Mediat franceze nuk e kanë ditur sa është as qysh. Vajza është 30 vjeçare. Ka mujtë me qenë edhe dikush tjetër. Ne kemi shkuar për një jetë”, tregoi ai.

Më tutje, ai ka treguar edhe për gjendjen e vajzës në kohën kur e kanë gjetur.

Ai thotë se 30 vjecarja ka qenë e traumatizuar.

“Ajo e ka pasur gjendjen shumë të keqe. Familja e saj ka qenë jashtë Kyivit dhe ata kanë ikur në Francë si refugjatë. Ajo ka mbetur vetëm dhe nuk e ka pasur askënd. Ka jetuar në bodrume e ku ka mujt rrugëve. Kur e kemi marr na ka treguar se për 10 ditë i ka humbur 12 kilogramë. Ka qenë shumë në gjendjen të rëndë”, tha ai.

Halimi ka treguar se vajza ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

“Ajo tash është me familjen e vet. Sot ka pasur edhe kontrolle tek mjeku sepse ka qenë goxha shumë e traumatizuar. Ne po e vazhdojmë jetën tonë në ndërtimtari dhe ajo e ka jetën e vet”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera