Sport

Flet heroi i Dukagjinit të Klinës, i cili shënoi katër gola ndaj Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 12 May 2019

Dukagjini i Klinës ka bërë një hap të madh drejtë inkuadrimit direkt në Superligë, pas fitores së madhe ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-3, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi, Granit Elezaj, i cili realizoi katër gola për ti dhënë një shtytje të madhe skuadrës së tij drejtë inkuadrimit në Superligë pas 16 viteve pritje.

Pas ndeshjes heroi i Klinës, Granit Elezaj ka folur ekskluzivisht për Gazetën inFokus:

-Advertisement-

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë, gjithmonë është ndjenjë e mirë kur shënoj gola, e veçanërisht sot që ishte një nga ndeshjet që më një këmbë na dërgon në Superligë.

Ndeshjet e fundit me ka përcjellë një formë e mirë, ku në tri ndeshjet e fundit kam realizuar gjashtë gola, deklaroi sulmuesi klinas.

Fitoren ia dedikoj të gjithë qytetarëve të Klinës dhe tifozëve ultras ‘Hithave” duke i falënderuar për mbështetjen masive, përfundoj Elezaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera