Lajme

Flet gjyshi, tregon si i kanë gjetur trupat

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 25 June 2023

Gjyshi i pesëvjeçarit, njëherazi vjehrri i gruas që vdiqën tragjikisht, Milaim Ademaj, ka treguar si i kanë gjetur trupat, pas vërshimeve që ndodhën në mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Ademaj tregoi se nusen e kanë gjetur në një shtëpi më poshtë brenda një bodrumi, teksa djalin pesëvjeçar në një shtëpi aty afër, njofton Klankosova.tv.

“Mezi i kemi gjetur, në sallon kemi nejt , për dy sekonda, u mbush me ujë oborri i këtij vëllaut, tetë anëtarë kanë qenë në shtëpi, tre sekonda, pesë sekonda”, u shpreh Ademaj për Klan Kosova.

-Advertisement-

“Edhe ne jemi mbledhur vetë për t’i gjetur. Nipin e kam gjetur në shtëpi të kojshive, vet e kam gjetur, nusen e kam dërguar në spital me konstatuar që ka vdekur”.

“S’kemi lanë vend pa e kërkuar, tri shtëpi nën mua e kanë gjetur në bodrum të vdekur nusen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera