Sport

Flet Gazmendi, vëllai i Mërgim Vojvodës, tregon cila është gjendja e mbrojtësit të Kosovës

Autori: M. Marniku 17:05 | 17 January 2021

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë, të martën në ndeshjen që Torino zhvilloi kundër Milanit, në kuadër të fazës së 1/8 në Kupën e Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda u detyrua ta linte fushën pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Menjëherë pas ndeshjes mjekët e klubit të Torinos njoftuan se 25 vjeçari ka lënduar shpatullën e majtë dhe duket diçka serioze.

-Advertisement-

Në lidhje me gjendjen e mbrojtësit ‘dardan’, Gazeta inFokus ka biseduar me vëllain e Mërgimit, Gazmendin, i cili ka thënë se vëllai i tij do të mbetet jashtë fushës së paku një muaj.

“Serioze po ama nuk e dimë hala sa e qysh, se duhet me i ba disa fotografime e sene për me ditë saktësisht, por të paktën një muaj është out, ky është minimumi niherë për niherë’, ka deklaruar Gazmendi.

Nëse rikupërimi i Vojvodës merr kohë, atëherë ka gjasa që futbollisti të mos jetë i gatshëm për ndeshjet e Kosovës në muajin mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera