Flet Fatmir Sejdiu, i jep disa këshilla për LDK’në
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 July 2019
Fatmir Sejdiu ka kërkuar unitet e demokraci në LDK. Nëpërmjet një thirrje publike ai ka kërkuar tolerance dhe bashkëpunim gjeneratash në parti. A është kjo thirrja e tij prej liderit të ardhshëm të Partisë së Ibrahim Rugovës?
Sejdiu ka uruar LDK’në për procesin zgjedhor, ndërkaq ka bërë thirrje që Kuvendi i partisë të reflektojë unitet veprimesh dhe mobilizim për të realizuar vizionin e Kosovës së pavarur.
“Është momenti që në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të LDK-së, të dëshmojmë vlerat tona demokratike dhe duke kurorëzuar me sukses procesin zgjedhor, kështu do të shkruajmë bashkërisht edhe një faqe të re të historisë sonë, që do të jetë shenjë se LDK është partia më e besuar dhe më e organizuar në Kosovë”, ka shkruar Sejdiu.
Ai shton se Kosova është duke kaluar në fazë kritike tash e disa vjet, ndaj thotë se LDK’ja duhet ta udhëheqë vendin.
“Kosovës i duhet lidershipi i LDK-së i vendosur në mbrojtje dhe ruajtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial të Kosovës, që është të vënë në shënjestër nga veprimet e Serbisë të kamufluara në pakon e “dialogut me Kosovën””, thotë Sejdiu.
Sejdiu ka shkruar se LDK’ja do të jetë e gatshme ta marrë përsipër drejtimin dhe qeverisjen e vendit, pasi sipas tij, kjo parti është vlerë sublime e Kosovës.
“Me vizion të qartë dhe me lidership të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm që do të jetë përfaqësues i identitetit të një partie me vlera të dëshmuara politike, nacionale, humane dhe qytetare; si një forcë politike e përgjegjshme para interesave të qytetarëve të Kosovës, LDK do të jetë e gatshme të marr përsipër drejtimin dhe qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet nacionale para nesh”, ka shkruar Sejdiu
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...