Lajme

Flet djali i Hysni Gucatit: Babai ka hy në sallë, operacioni do të zgjasë rreth 6 orë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 17 October 2022

Ish-kreu i OVL UÇK-së Hysni Gucati, i është nënshtruar operimit.

Kjo u bë e ditur nga djali i tij, Musliu.

Ai tha se Gucati po operohet në Holandë dhe se pritet të zgjas pesë ose gjashtë orë.

-Advertisement-

“Po, ka hyrë në sallë. Ai po operohet në këmbën e djathtë për shkak të plagëve të marrë gjatë luftës në këmbën e djathtë në Malet e Berishës” – tha ai për Klankosova.tv

“Operimi pritet të zgjasë pesë ose gjashtë orë. Ka hyj që tre orë, po presim”.

“Ai po operohet në Holandë” – deklaroi ai.

Musli Gucati theksoi se familjes nuk i është lejuar vizita.

“Familjen nuk e kanë lejuar që të shkojnë dhe s’kanë pranuar vizita. Ai do të qëndrojë për një kohë në spital, tre javë ose një muaj “- tha Musli Gucati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera