Lajme

Flet Baton Haxhiu: A kishte gisht në ndarjen e VV-së?

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 17 February 2020

Gazetari Baton Haxhiu, ka komentuar ndarjen e VV-së dhe ka folur rreth përgjegjësisë për ndarjen e kësaj partie.

Haxhiu ka thënë se nuk e ndjen veten përgjegjës dhe se ishte kundër kësaj ndarje, shkruan gazeta inFokus.

“Unë kam qenë kundër që VV të ndahet.Unë e pata shkruar një shkrim që emisioni ishte pa shije”, thotë ai. Problemi me Albinin lind aty dhe kemi pasur një pauzë të komunikimit.Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritetin më të madh, i kam ndihmuar VV’së”, thotë Haxhiu në Pressing të T7.

-Advertisement-

Ndërsa për deklaratat  e Glauk Konjufcës, Ministrit të Punëve të Jashtme se Haxhiu u kishte kërkuar të largohen nga VV-ja thotë se janë gënjeshtra.

“Glauku pati gënjyer kur tha se ju kam thënë të largohen nga Vetëvendosje”, tha Haxhiu./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera