Flet babai i nxënëses nga Ferizaj e cila akuzon mësuesin për sulm seksual (Video)

Autori: Gazeta inFokus
20:34 | 15 May 2017
Një nxënëse e shkollës fillore ‘Ahmet Hoxha’ në Ferizaj e akuzon mësimdhënësin e saj se e ka sulmuar seksualisht. Rasti është duke u hetuar nga policia dhe menjëherë për mësimdhënësin është shqiptuar masa e suspendimit nga shkolla. Ky mësimdhënës edhe më herët ishte akuzuar për vepër të njëjtë.
Të enjten e javës së kaluar familja Ademaj u njoftua nga vajza 11 vjeçare se mësuesi e kishte sulmuar seksualit në shkollë.
Babai i 11 vjeçares thotë se menjëherë kishte shkuar në shkollë për të kuptuar ndodhin dhe aty kishte takuar mësimdhënësin Mustafë Salihu. Nuk e mohon se ka dashur ta rrahë atë për këtë arsye.
“S’mujshim me folë se kajke vajza. Kam shku drejt në shkollë dhe e kam sulmu mësuesin”, tha Agim Ademaj, babai i nxënëses për KTV’në.
Ndërsa gjyshi i 11 vjeçares akuzon komplet sistemin mësimor në vend pasi rastet e tilla nuk dënohen fare dhe sipas tij, lënë vend për përsëritje.
“Unë nuk i kuptoj këto gjana qysh mun, pa marrë parasysh, si drejtori i Arsimit si Ministri i Arsimit, si policia, si gjykata, si prokurori, qysh munden ta lirojnë një njeri të tillë”, tha Safet Krasniqi.
Familjarët thonë se sa ishin në polici u njoftuan se mësimdhënësi Mustafë Salihu ishte i ngarkuar edhe më parë për një vepër të njëjtë, por që kishte dalë i pafajshëm.
Drejtori i Arsimit i Komunës së Ferizajt Muhamet Halili, ka thënë se mësimdhënësi në fjalë është suspenduar dhe derisa rasti të zgjedhet ai nuk do të kthehet në vendin e tij të punës.
Halili e pohoi se mësimdhënësi rreth dy vjet më parë ishte suspenduar për shkak se akuzohej për një vepër të llojit të njëjtë, por meqë kishte dalë i pafajshëm, Komuna e kishte rikthyer në punë duke ia ndërruar shkollën.
E policia thotë se po vazhdon të hetojë këtë rast.
Familjarët e kanë dërguar në shkollë vajzën e tyre por thonë se gjendja emocionale e saj ende nuk është e qetë.

Të tjera
-
BIK-u me hytbe u bën thirrje besimtarëve që t’i bashkohen marshit “Liria ka emër”
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se do të përkrah dhe mbështesë marshin...
-
Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se s’ka dëgjuar për marshin ...
-
Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministr...
-
Juristi Hasanpapaj: Pa panik, e pa frikë – Presidentja nuk ikë!
Juristi Bardhyl Hasanpapaj është shprehur i bindur se presidentja Vjosa Osman...
-
Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin
Sonte, në edicionin e emisionit Rubikon në Klan Kosova, përballë Adriatik Kel...
-
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballka...
-
Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh...
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...