Lajme

Flet babai i të arrestuarit për terrorizëm: Djali im është marrë me pula, është praktikues i fesë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 12 October 2021

Pesë të arrestuarit për terrorizëm kanë dalë sot para Gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.

Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij E.S, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.

Ai mohon se djali i tij mund të jetë i përfshirë në vepra terroriste.

-Advertisement-

“E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’më lejojnë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera