Flet babai i 19 vjeçares nga Vushtrria vdekja e së cilës po hetohet nga policia
Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 29 March 2020
Me datën 20 mars, kishte ardhur për vizitë mjekësore në Urgjencën e Vushtrrisë. E tri ditë me vonë një 19 vjeçare nga fshati Begaj këtu ishte kthyer prapë.
Në të dyja rastet, mjekët e kësaj urgjence, pasi ia shkruan terapinë, atë e lëshuan në shtëpi. Por, 1 javë më vonë gjendja e saj u përkeqësua.
Pas kësaj, familjarët e shqetësuar e dërguan 19 vjecaren tek Emergjenca në Vushtrri.
Ajo nuk arriti t’iu bëj ballë problemeve shëndetësore, dhe si pasojë e kësaj ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës.
Në familjen e saj në fshatin Begaj, familjarët po i prisnin ata pak njerëz që në këtë kohë pandemie, mund të vinin për ngushëllime.
Babai i 19 vjecares, përmes telefonit, për T7 ka fajësuar mjeket në spitalin e Vushtrrisë, për moskujdes.
I pyetur nëse e ka sjellur vajzën në Klinikën Infektive në QKUK, ashtu siç u raportua, ai ka dhënë këtë përgjigjje.
Edhe familjarë të tjerë i kanë thënë T7 se vajza ishte dërguar në QKUK mirëpo nuk kanë specifikuar se në cilën klinikë.
Ndërkaq Policia rastin e vlerësoi si vdekje të dyshimtë.
Madje sipas raportit për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, e ndjera nuk mori trajtim mjekësor në klinikën infektive.
Raportohet se viktima femër K është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë trajtimit nga stafi mjekësor ka ndërruar jetë. Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet në Infektivë, por për shkak të rrethanave të Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin e emergjencës kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Por këtë situatë pasditen e së dieles e sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Në raportin e spitalit të Vushtrrisë dërguar MSH’së kanë treguar se në cfarë gjendje e kanë pranuar pacienten.
Asaj po ashtu i është bërë edhe testi për koronavirus. Por, problemi i saj shëndetësor rezultoi që nuk ka të bëjë me ndonjë sëmundje infektive.Ndërkaq, Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se pacientja, tashmë e ndjerë, nuk figuron në librin e protokollit të Klinikës Infektive se është vizituar gjatë 10 ditëve të fundit në këtë klinikë
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...