Lajme

Flet avokati Gazmend Halilaj, rrëfen se si u plagos sot

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 14 April 2020

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i plagosur përpara shtëpisë së tij të martën, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Insajderi ka biseduar me avokatin Halilaj, disa minuta pasi ai njoftoi përmes rrjetit social Facebook, të jetë plagosur.

Halilaj ka deklaruar se është plagosur nga të shtëna me armë zjarri.

-Advertisement-

“Jam jashtë rrezikut për jetë, jam plagosur në dorë. Unë kam qenë në veturë, sapo kisha hip në të. Më kanë gjuajtur me revole. Ata kanë qenë tre persona në një xhip të zi me targa të automjetit të një shteti të huaj”, ka thënë Halilaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera