Lajme

Flet Artan Abrashi pasi u gjuajt me shishe: Dikush është më gjaknxehtë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 31 July 2018

Derisa kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit shpalli pauzë një orësh, shishja ‘fluturoj’ mbi sallë.

Ishte asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bardh Avdaj, ai që gjuajti me shishe uji më drejtin të kryesuesit të Kuvendit komunal të Prizrenit, Artan Abrashit, shkruan gazeta inFokus.

Ky veprim i asamblisti të PDK-së erdhi si shenjë revolte për mohimin e fjalës rreth gjendjes në arsim në komunën e Prizrenit.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka kontaktuar më kryesuesin e Kuvendit, Artan Abrashin i cili ka komentuar këtë ngjarje.

Lexo edhe: Tensione në Prizren, Kryesuesi i Kuvendit gjuhet me shishe (Video)

Abrashi ka thënë se nuk ka pas asnjë personale ndërsa dikush është më gjaknxehtë.

“Asgjë nuk mund ta arsyetoj veprimin e gjuajtjes me shishe në Kuvend, nuk ka pas kurgja personale mirëpo dikush është më gjaknxehtë”, ka thënë Abrashi për inFokusin.

Për këto veprime ka reaguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Në komunikatën për medie thuhet se këto veprime bien ndesh me vlerat dhe normat demokratike

Lexo edhe: Abrashi goditet me shishe por nuk e ndërprenë mbledhjen

“Veprimet dhe përplasjet e anëtarëve të Kuvendit të Komunës në seancën e sotme bien ndesh me vlerat dhe normat demokratike në të cilat duhet të zhvillohen punimet e Kuvendit. Angazhimi i anëtarëve të kuvendit duhet të jetë në përfaqësimin e interesave, ngritjen e çështjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, andaj çdo tejkalimi i këtij parimi shkel mandatin dhe përgjegjësinë e këshilltarit si përfaqësues i qytetarëve”, thuhet në këtë komunikatë./inFokus

Lexo edhe: KDI dënon sulmin fizik brenda punimeve të seancës në Prizren

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera