Lajme

Flet Arben Gashi: Ja çka thotë për numrin në listë që ia caktoi partia

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 23 May 2017

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se renditjen e tij në listën zgjedhore do ta përcaktojnë votuesit me datën 11 qershor.

Gashi në listën zgjedhore të LDK-së të publikuar sot ka numrin 61.

Ai më tej ka thënë se nuk e di se kush e ka krijuar listën e LDK-së, megjithatë, thotë se pak ka rëndësi se në cilin numër është vendosur emri i tij.

-Advertisement-

“Renditjen time e përcaktojnë votuesit e LDK-së me datën 11 qershor”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Gazeta Blic ka tentuar të kontaktoj edhe me Adem Salihajn por ky i fundit ka mbyllur telefonin duke mos dhënë asnjë sqarim në lidhje me atë se më nuk është pjesë e listës për deputet në LDK.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka publikuar listën me kandidatë për deputetë për në Kuvend nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Në listë shihen ndryshime të mëdha, si emra të rijnë në këtë parti, e që tani janë kandidatë për deputetë dhe deri te largimi i deputetëve të cilët më parë kanë qenë pjesë e listës së LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera