Lajme

Flet Abelard Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 03 October 2018

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, është deklaruar për herë të parë pas lajmeve se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se sfidat janë eventuale dhe duhet përkushtim që të shtohen rezultate, shkruan gazeta inFokus.

Ai po ashtu ka shkruar se kryefjala e angazhimit politik është fuqizimi i sundimit të ligjit.

-Advertisement-

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet.”, ka shkruar Tahiri.

Ka disa ditë që emri i Abelard Tahirit është lakuar për dorëheqje nga pozita e ministrit të Drejtësisë.

Gjatë të martës kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se është i njoftuar për gjendjen në ët cilën ndodhet Tahiri por ka thënë se për këtë do të marr vendim vet Veseli dhe PDK./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera