Sport

Flasin trajnerët: Kemi mjaftë cilësi për të marrë drejtimin e Përfaqësueses

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 07 September 2017

Humbja e Kosovës kundër Finlandës ishte e shtata radhazi në tetë ndeshje të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.

Një pikë në tetë ndeshje dhe gjithë ky mos sukses në rezultate po i faturohet trajnerit aktual, Albert Bunjaki.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu pas ndeshjes në “Loro Boriçi” ka deklaruar se përzgjedhësi Bunjaki do të largohet shumë shpejtë nga drejtimi i Përfaqësueses A.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se trajneri i ardhshëm i Kosovës do të jetë një i huaj, pasi teknikët kosovarë nuk e kanë cilësinë e mjaftueshme për këtë sfidë, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe për këtë çështje mendojnë trajnerët nga Kosova, të cilët brenda llojit të tyre shohin se ka mjaftë trajner të cilët mund t’i shërbejnë për të mirë skuadrës përfaqësuese.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se në Kosovë ka mjaftë trajner të mirë që mund të kontribuojnë në këtë drejtim dhe nuk mund të vërtetohet e kundërta pasi asnjë trajner nuk ka pasur rastin ta sfidoj vetën në këtë post.

“Nuk është e vërtet se nuk ka Kosova trajner që mundet të kontribuoj për Përfaqësuesen sepse nuk e ka pas rastin as një trajner që ta sfidojë veten në këtë post. Nuk duhet të nën-vlerësohemi as ne sepse nuk ka punë astronomike dhe të pa arritshme”, ka thënë Batatina.

Ai gjithashtu ka treguar cilësitë të cilat duhet t’i posedoj trajneri i ardhshëm.

“Së pari duhet të jetë një trajner ta kthej vetëbesimin tek djemtë atë mundet ta bëjë një trajner shqiptar sepse ndryshe ndikon aspekti psikologjik dhe motivues. Pastaj vjen në shprehje çështja profesionale dhe taktike, brenda stafit duhet të jenë njerëz punëtor dhe profesionistë që ta ndihmojnë Selektorin shumë, jo vetëm sa për numër por të shkëmbehen idetë dhe të vijmë deri te një ekip shumë solid dhe i fuqishëm”, përfundoi trajneri i Llapit.

Batatina ka shtuar se puna e Albert Bunjakit duhet të vlerësohet, pasi e ka marrë përgjegjësinë në momentet më sfiduese.

“Respekt për Bunjakin për punën shumë vjeçare shumë vetëmohuese kur në momentet më sfiduese e mori Përfaqësuesen tonë duhet të vlerësohet lartë puna e ti për periudhën që po e lamë pas”.

I të njëjtit mendim është edhe tekniku i Vëllazënimit, Ismet Munishi i cili ka thënë se në mesin e trajnerëve kosovarë ka mjaftë cilësi dhe nuk duhet të përbuzët.

“Ne kemi një plejadë te trajnerëve te shkëlqyeshëm që kanë bërë punë shumë të mirë gjatë këtyre viteve dhe meritojnë respekt jo përbuzje”

Munishi ka shtuar se ndoshta FFK ka nevojë që të ngarkoj një sekretar nga jashtë, duke ironizuar me deklaratën e Salihut.

“Mendoj që duhet një Sekretar të Federatës ta marrim nga jashtë, se nuk kemi ne Kosovë”, ka deklaruar Munishi për IndeksOnline.

I të njëjtit mendim është edhe ish-trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani i cili ka shtuar se Kosova ka trajner të aftë për ta marrë këtë përgjegjësi, ndërsa vetë ai edhe pse pa kontratë nuk është i interesuar për këtë detyrë.

“Ai është mendim personal i Erollit. Unë mendoj se në Kosovë ka trajnerë të aftë për të marrë drejtimin e Kosovës, Unë nuk jam i interesuar që të marrë drejtimin e përfaqësueses. Për momentin nuk kam ndonjë ofertë, jam duke pritur për të shikuar kush është i interesuar për shërbimet e mia”, ka thënë Toverlani.

Përfaqësuesja e Kosovës pritet që nga tetori të mbetët pa trajner për shkak se Bunjaki do të dorëhiqet, e pastaj Federata do t’i shikoj mundësitë për zëvendësimin e Albertit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera