Lajme

Flasin nga Policia, për zjarrin në Hotel Kalaja të Vushtrrisë, ja deri ku kanë shkuar hetimet

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 11 August 2017

Një zjarr ka përfshirë sot në orët e hershme të mëngjesit objektin e Hotel Kalasë në Vushtrri, përkatësisht çatinë e këtij hoteli në Vushtrri.

Periskopi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka thënë se hetuesit policorë dhe ekspertë të zjarrit kanë dalë në vend të ngjarjes për të mësuar shkaqet e zjarrit.

“Ende nuk kemi diçka konkrete për konfirmim në lidhje me këtë rast. Deri më tani ka qenë situatë emergjentet cilën e kanë menaxhuar zjarrfikësit, mirëpo tashmë hetuesit policor dhe njësitë tjera, ekspertë të zjarrit dhe të fushave të ndryshme janë në vend të ngjarjes për të parë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin”, ka thënë Zahiti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera