Lajme

Flamuri “Kuq e Zi” ngritet në New York, Adams: Shumë nga lagjet tona janë formuar nga shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 28 November 2024

Një ngjarje interesante ka ndodhur ditën e djeshme në New York.

Në Bronx, e cila njihet si lagje ku jetojnë shumë shqiptarë është ngritur flamuri “Kuq e Zi”, një ditë para shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryebashkiaku, Eric Adams, e vlerësoi lart rolin e shqiptarëve duke thënë se shumë nga lagjet e New Yorkut, janë formuar nga këta të fundit.

-Advertisement-

“Nga Bronx në Queens, shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre me qytetin tonë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera