Lajme

Flamuri kombëtarë bëhet me 36 mijë gozhda

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 29 November 2018

Lediana Sula, nga Fieri është 22-vjeçarja e cila ka kryer një punim të veqantë të flamurit tonë kombëtar duke bashkuar 36.000 gozhdë.

Përmasat e këtij punimi janë 70x50cm dhe artistes i janë dashur plot 3 muaj për ta realizuar.

“36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të pasur kombin që kemi ne sot”, thotë Lediana në faqen e saj në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Punim artistik me gozhdë! 70cm×50cm

Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë.

36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të pasur kombin që kemi ne sot.

Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar.

Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera