Rozë

Fjolla Morina zbulon a do t’i futet politikës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 18 October 2021

Këngëtarja Fjolla Morina ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në Kosovë.

Madje pas votimit, ajo nuk ka hezituar që të japë edhe një prononcim për televizionin T7, ku mes të tjerash, iu përgjigj edhe pyetjes nëse e ka menduar të angazhohet në politikë.

“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodh ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kreva, dhe shpresoj që ka m’u bo një shtet shumë i fortë se Shqipëria”, u përgjigj këngëtarja.

-Advertisement-

Kujtojmë se kjo është dalja e parë publike e Fjollës pasi fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me jetën e saj private, përflitet se Morina është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Që të dy kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por Fisniku nuk ngurron që të pëlqejë postimte e këngëtares në “Instagram”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera