Rozë

Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie? (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 26 April 2022

Këngëtarja e shumë komentuar, Fjolla Morina, ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie.

Fjolla, e cila ka pak javë që është ndarë nga ish-bashkëshorti, Fisnik Syla, ka ndarë me mijëra ndjekësit në “Instagram” disa poza ku shfaqet në bagazhin e një makine.

Në fotot në fjalë, ajo shfaqet pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Dhe për të mos u larguar nga dashuria, Fjolla vendosi në mbishkrimin e fotove një emoji zemre.

-Advertisement-

Fansat janë të bindur se ajo ka nisur një lidhje të re, por sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që Morina të ketë marrë këtë surprizë nga shoqet apo edhe t’ia ketë bërë vetes pse jo.

Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë Fjolla dhe ish-partneri biznesmen zbuluan se nuk ishin më bashkë. Ata i dhanë fund martesës që e celebruan në një ceremoni private në Maldive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera