Rozë

Fjolla Morina me dukje të veçantë në “Kënga Magjike” (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 06 November 2017

Këngëtarja Fjolla Morina këtë javë ka bërë prezantimin e këngës së saj më të re në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo ka vendosur ta sprovojë veten në këtë garë me një këngë ritmike, në bashkëpunim me artistin Blake.

-Advertisement-

E njëjta është shfaqur mjaft provokuese dhe me stil gjatë performancës së saj, e cila për një moment dërgoi të gjithë spektatorët në atmosferën e Karnavaleve të Brazilit.

Veshur në të kuqe dhe përlot me pupla, këngëtarja nga Kosova dukej shkëlqyeshëm me stilin e saj.

Kjo pjesë iu besua dy stilistëve të njohur shqiptarë, atij nga Prishtina, Mr. Rex, dhe stilistit Joni Peçi nga Shqipëria.

Fjolla ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa momente të interesante nga performanca e saj e zjarrtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera