Sport

Fjolla Kelmendi e argjendtë në Portugali

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 24 July 2018

Fjolla Kelmendi ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin evropian të xhudos për Universitete, që po mbahet në Coimbra të Portugalisë.

Kelmendi e fitoi të argjendtën në kategorinë -48 kg.

Xhudistja kosovare i fitoi tri luftëra, para se të mposhtej në final nga portugezja, Catarina Costa.

-Advertisement-

Fjolla garoi si përfaqësuese e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK), e cila është anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA). /gazetafokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera