Lajme

Fjalët emocionuese të deputetit të LDK-së që sot 19 vite më parë mbeti në karrocë nga atentati

Autori: Halil Berisha 10:10 | 15 December 2019

Fetah Rudi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 Tetorit, arriti të marr votat e të bëhet deputet i LDK-së.

Në fakt, Rudi është deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që është në karrocë, shkruan gazeta inFokus.

Por, kështu, Rudi nga Malisheva nuk ishte gjithmonë.

-Advertisement-

Në fakt, në këtë gjendje mbeti sot 19 vite, apo më 15 Dhjetor të vitit 2000, shkruan gazeta inFokus.

“Qe nga ajo dite, une jam ne karroc, ku per keto 19 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur përpara”, ka shkruar Rudi.

Në atë ditë, ndaj Rudit ndodhi një atentat për ta vrarë, derisa ky dyshon që kjo u bë nga shqiptarët e jo serbët.

“Sot behen 19 vite qe mbeta ne karroce, kur me 15 dhjetor 2000 ne ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqeve kriminelet shqiptar te udheruar nga shefat e tyre, ben atentat ndaj meje duke u munduar qe te ma ndalin fjalen e lire dhe punen per shtetndertimin e Kosoves, te udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova”.

Megjithatë, Rudi thotë që kjo nuk ia ndali vullnetin për të vazhduar derisa për këtë më së shumti falënderon familjen e miqtë, shkruan gazeta inFokus.

“Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo edhe te lehta, me ndihmuan familja qe vazhdimisht i kisha afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre”.

“Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, e qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tanë”, ka shkruar Rudi.

Kështu, Rudi thotë që nuk do të ndalet asnjëherë derisa kriminelët që bën këtë atentat, por edhe që vranë shumë kolegë të tij, të jenë në burg, e jo siç thotë në institucione të shtetit.

“Rruga ime nuk u ndal asnjehere, e une nuk do te ndalem as tash per asnje minute, deri sa kriminelet qe ben atentatin ndaj meje, por edhe qe i vrane edhe shume bashkeveprimtare e kolege te mij, t’i shohim aty ku e kane vendin, ne burg e jo ne institucionet e shtetit. Faleminderit nga te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera