Fjalët e para të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, deklarohen të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 03 April 2023
Ish-krerëve të UÇK-së paraprakisht u janë lexuar paragrafët e aktakuzës së ndryshuar dhe të njëjti janë pyetur nëse e kuptojnë aktakuzën e ndryshuar.
I pari u pyet ish-presidenti Hashim Thaçi, nëse e kupton aktakuzën e ndryshuar.
Në këtë pyetje, Thaçi tha “E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, transmeton Gazeta Express.
Më pas ish-kreu i Kuvendit Kadri Veseli shprehi paknënaqësinë e tij me vonësen 1 veçare e gjysmë.
“Veseli, e kuptoj, shpreh pakenaqësinë time për një vonesë 1 vjeçare e gjysmë”, deklaroi në pyetjen e bërë se a e kupton aktakuzën e ndryshuar.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzë”, u shpreh edhe Rexhep Selimi.
Më pas, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja.
“E kam vështirë ta kuptojë aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën që i lexoi prokurorja para pak kohës”, tha ai.
“E kuptoj ashtu siç është por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi.
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila po shpalos aktakuzën kundër katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në procesin gjyqësor të filluar sot, ka përsëritur pretendimet e saj për “Ndëmarrje Kriminale të Përbashkët”, një term ky që sipas pikës 35 të aktakuzës përfshin pothuajse tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
NDIQENI LIVE KËTU
Me gjithë përpjekjet e Prokurorisë së Specializuar për të thënë se ky proces është ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK-së, ajo demantohet me pikën 35 të aktakuzës – e cila i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.
Procesi gjyqësor i nisur sot në në Hagë ka prapa vetes dy vjet e gjysmë zvarritjeje e shkelje nga Specialja – e cila është kritikuar sidomos për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me Serbinë – pasi nga ajo ka pranuar mijëra dosje që synon t’i përdorë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...