Sport

Fjalët e para të Antonio Contes pasi u emërua trajner i ri i Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 02 November 2021

Klubi i Tottenhamit pasditen e së martës e ka zyrtarizuar Antonio Conten trajner të ri të skuadrës, shkruan Gazeta inFokus.

Conte është emëruar trajner i ri i ‘Spursave’, pasi të njëjtit një ditë më parë e shkarkuan Nuno Espirito Santo për shkak të rezultateve negative.

Antonio Conte ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin londinez, kontratë kjo që mund të vazhdohet.

-Advertisement-

Më të marrë drejtimin e Tottenhamit, Antonio Conte, ka thënë edhe fjalët e para si trajner i ri i klubit londinez.

Ai është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në punën e trajnerit në një klub të Premierligës.

“Jam tejet i lumtur që po rikthehem në punën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë në Britani të Madhe dhe në një klub të Premierligës, i cili ka ambicie për t’u bërë protagonist përsëri”, tha fillimisht Conte.

Me pas tekniku italian tha se mezi pret ta fillon përçimin e pasionit, mentalitetit dhe përkushtimit tek ekipi dhe tifozët.

“Mezi pres ta filloj përçimin e pasionit, mentalitetit dhe përkushtimit tek ekipi dhe tifozët, të cilat gjithmonë më kanë shquar mua si lojtar dhe si trajner”, vazhdoi ai.

Për fund Conte tregoi arsyen pse nuk i’u bashkua Tottenhmit gjatë afatit kalimtar të verës.

“Verën e kaluar bashkimi jonë nuk ndodhi për shkak se fundi i lidhjes sime me Interin ishte ende i freskët dhe duke qenë tepër i përfshirë emocionalisht me fundin e sezonit ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu kthyer punës së trajnerit”, përfundoi Conte.

Ndeshja e parë e Antonio Contes në stolin e Tottenhamit do të jetë kundër Vitteses të enjten në Ligën e Konferencës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera