Sport

Fjalët e Ismet Munishit pas humbjes nga Vushtrria

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 26 Janar 2018

Miqësorja mes KF. Feronikelit dhe KF. Kosova e Vushtrrisë, ka përfunduar me rezultat 1:3, dhe kjo është ndeshja e parë miqësore të cilën e ka humbur Feronikeli, shkruan infokusi.

Për KF. Feronikelin, nga penaltia shënoi Granit Arifaj, për të barazuar pastaj Jetmir Hykolli, ndërsa dy golashënuesit e tjerë në ndeshje ishin Labinot Osmani dhe Egzon Heta.

Trajneri Ismet Munishi tha se kjo miqësore nuk është definuese e formës së ekipit dhe se në këtë ka ndikuar lodhja fizike e lojtarëve nga stërvitjet intensive dhe miqësoret e njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë një periudhe të shkurtër kohore. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy