Sport

Fjalët e Canës pas lamtumirës që i dha Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 09 October 2017

Lorik cana sonte për herë të fundit është përshëndetur me Kombëtaren dhe tifozët Kuq e Zi

Legjenda Lorik Cana është shfaqur i emocionuar para kamerave, në pritje për të shkelmuar topin e fundit para ndeshjes Shqipëri-Itali.

“Më vjen keq që “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium, po besoj edhe atyre ju vjen keq. Janë pjesë e pandarë e Kombëtares, pasi kanë themeluar grupin e parë të tifozëve.

-Advertisement-

Ata përfaqësojnë çdo vlerë, me shqiptarë nga të gjitha trevat. Megjithatë, jemi sqaruar për këtë mungesë. Unë lamtumirën nuk mund ta zgjasja kaq shumë”, ka thënë Cana për TVSH.

“E ardhmja? Nuk është prioriteti im të bëhem trajner. Do shoh të marrë një projekt, për të qenë drejtues në një klub. Djali? Të bëj çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thoshja të bëhej tenist”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera