Sport

Fjalët e Bartomeu për transferimin e Coutinho

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 08 January 2018

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka folur për transferimin e Coutinho, raporton infokusi.com.

“Të gjithë tifozët e Barcelonës në botë janë të lumtur sot të takohen me Philippe Coutinho,” tha ai.

“Ne jemi përpjekur ta sjellim dhe të luajë për ne që nga vera e kaluar.

-Advertisement-

“Unë jam shumë i lumtur të njoftoj për nënshkrimin e një prej yjeve të futbollit botëror, ne shpresojmë se ai do të jetë me ne për një kohë të gjatë.

“Gjithkush e njeh atë si një super lojtar. Por ajo që mund të them është se nuk ishte e lehtë për ta sjellur këtu. Ai donte të ishte këtu dhe ai është pjesë e projektit të ri me Ernesto Valverde.” ka përfunduar Josep Maria Bartomeu. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera