Lajme

Fjala e parë e Vuçiqit në Kosovë: “Po ndihem mrekullueshëm”

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 08 September 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur se po ndihet i mrekullueshëm me të arritur në Kosovë. këto kanë qenë edhe fjalët e para të tij në ndalesën e parë për vizitë në Qendrën për Zhvillimin e Sporteve në brigjet e Liqenit Gazivoda.

Ai gjatë takimit me të rinjtë e fshatrave të kësaj ane ka dekla ruar se në këtë qendër janë investuar 450,000 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

“ Disa njerëz mezi pritën ardhjen time,e  disa nuk e bënë këtë . Për sa i përket kësaj qendre, rreth 450,000 mijë euro janë investuar në të dhe shpresoj se të rinjtë e Zubin Potokut do ta përdorin atë, tha Vuçiç duke folur për Qendrën për Zhvillimin e Sporteve në brigjet e Liqenit Gazivoda, ku të rinj nga fshatrat përreth grumbullohen, në këtë qendër sportive” ka deklaruar Vuçiq.

-Advertisement-

Presidenti serb tha gjithashtu se këto objekte janë ndërtuar ne paratë e qytetarëve të Serbisë.

“Këto janë objekte që po ndërtohen nga paratë e qytetarëve të Serbisë dhe do të përdoren nga të rinjtë e këtij rajoni”, ka thënë Vuçiq

Vuçiq bisedoi edhe me anëtarët e Klubit Kik Boksit të Mitrovicës./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera