Rozë

Fituesi i “BB Canada” kërkon që për shkak të Luizit të votohet që Kiara të qëndrojë në Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 March 2023

Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, ditë më parë një mbështetje për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP Albania”.

Kjo pasi Luizi ka thënë se i ka kopjuar strategjitë e tij.

Tashmë ai po vazhdon të komentoj vijueshmërinë e lojës në shtëpinë e famshme ashtu siç ka bërë me nominimin e fundit të Kiarës përballë Oltës.

-Advertisement-

Kevin në një video që ka publikuar në rrjetet sociale ka thënë është Kiara ajo për të cilën publikohet duhet të votoj që ta mbajnë në shtëpi pasi Luizi ka deklaruar se ai do të largohet bashkë me të në rast se eliminohet.

“E shikova spektaklin e Big Brother Albania, unë nuk flas shqip por ky është komenti im, ishin disa njerëz në panel duke folur me banorët përmes prezantueses teksa transmetoheshin disa video të javës dhe komentoheshin ndonëse në e flas gjuhën unë arrita të lexoj vetëm përmes gjuhës së trupit, por u shfaqën disa video ku Kiara dilte keq, nuk e kam idenë pse ndodhu kështu që ajo u nominua përballë Oltës, dhe aq sa di Olta është kundërshtarja më e madhe e Luizit, ndërsa Kiara është e dashura e tij dhe Luizi tha se ai do të largohej nëse Kiara eliminohet nga votat e publikut, prandaj ne duhet ta votojmë Kiarën që ta shpëtojmë nëse duam që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji dhe ai po përgatit diçka, mendoj që Luizi do të gjejë një zgjidhje, vazhdo përpara Luizi”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera