Lajme

“Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA”, Zelensky pas takimit me Blinken: Ndikojnë edhe partnerët e tjerë

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 12 September 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Kiev me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Sa i përket planit të fitores… varet kryesisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë”, tha Zelensky gjatë një konference për media.

-Advertisement-

Deklaratat e tij vijnë vetëm dy muaj para se në SHBA të mbahen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave mund të paraqesë sfidë për Ukrainën.

Zelensky tha se ai ka një plan, sipas të cilit, lufta do të përfundonte deri në nëntor, kur edhe mbahen zgjedhjet në SHBA.

Ai ka argumentuar se inkursioni i befasishëm i trupave ukrainase brenda rajonit Kursk të Rusisë i lejon Kievit që të hyjë në negociata të mundshme nga një pozicion i fuqisë.

Në qershor, Ukraina mbajti një samit të paqes në Zvicër, ku udhëheqësit dhe zyrtarët kryesorë nga më shumë se 90 shtete morën pjesë, por Rusia nuk u ftua në samit.

Zelensky që atëherë ka thënë se Moska do të duhet të përfshihet në një takim të radhës.

Kremlini, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve që kur Ukraina nisi ofensivën në Kursk./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera