Lajme

Fitorja e Haskukës dhe Kastratit, Salih Zyba dhe Shemsi Syla, deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 27 November 2017

Fitoret e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), nëpër komuna, do të bëjnë që të ndryshojnë emrat e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarin e ardhshëm të Prizrenit dhe Kamenicës, respektivisht deputetët e tanishëm të VV-së, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, do ta zëvendësojë Salih Zyba dhe Shemsi Syla.

Këta dy deputetë, do të zëvendësohen nga kandidatët për deputetë, të cilët kanë qenë të renditur menjëherë pas tyre, me numrin e votave që kanë grumbulluar brenda kësaj liste.

-Advertisement-

Ndryshe, VV-ja, pas raundit të dytë, të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, ka arritur që t’i fitoj tri komuna: Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera