Sport

Fitorja e Barcës pa tifozë në Camp Nou në qendër të mediave spanjolle, por jo tek ASi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 02 Tetor 2017

Barcelona fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga.

Ndeshja u luajt pa tifozë pasi kështu vendosi Federata e Spanjës në bashkëpunim me klubin katalunas.

E gjitha kjo ndodhi pasi Barça kërkoi shtyrjen e ndeshjes për një datë tjetër, por kjo ishte e papranishme për federatën spanjolle.

-Advertisement-

“Në rast se nuk pranonim të luanim atëherë do rrezikonim të penalizoheshim me gjashtë pikë minus në tabelë. Kemi folur me drejtorët, trajnerin dhe lojtarët dhe vendosëm të luajmë. E rëndësishme ishte mos të humbitnim pikët. ‘Dyert e mbyllura? Nuk ishte për shkaqe sigurie, pasi ajo na ishte garantuar neve. E kemi bërë për t’i treguar botës se çfarë realisht po ndodh këtu”, ka thënë rreth kësaj presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Dhe normalisht që e gjitha kjo ishte në qendër të çdo gazete sportive në Spanjë të hënën, në përjashtim të AS.

Më poshtë keni gazetat dhe titujt e tyre:

“Këtë Barça nuk ka kush e duartrokit”  

“Turp”

“Turp”

“Portat e mbyllura”

“Shumë Isco dhe pak Madrid” (lajmi kryesor), “Bota shikoi një Camp Nou të zbrazur”

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy