Sport

Fitoret e Juventusit, Romës dhe Napolit e dërgojnë Serien A mbi Bundesligën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 28 September 2017

Tre fitore, në tre ndeshje dhe nëntë pikë të mbledhura nga Juventusi, Roma dhe Napoli, për tu ngritur në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Ky sukses erdhi pas një fillimi jo të mirë, e ka ngjitur futbollin e Serie A në vendin e tretë të klasifikimit të UEFA për klube duke e zbritur Gjermaninë në vendin e katërt.

Hera e fundit kur Italia ishte në mesin e tri më të mirave ishte viti 2010, kur Inter kishte fituar Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

-Advertisement-

Me sistemin e ri të Ligës së Kampionëve kjo nuk luan edhe aq rol pasi katër vendet e para dërgojnë katër skuadra në këtë garë dhe Italia këtë e kishte sigluara më herët.

Por rikthimi në krye së bashku me Spanjën dhe Anglinë është motiv shtesë për futbollin italian.

Serie A kaloi para pasi tri ekipe të Bundesligës kanë pësuar humbje këtë javë.

Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Leipzig janë mposhtur nga PSG, Real Madrid dhe Besiktas. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera