Lajme

Fitore Pacolli: Presim që Kallas të mos bëjë dallime siç kemi parë në të kaluarën nga zytarët e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 29 August 2024

Ish-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të emërohet në pozitën e Kryediplomates së Bashkimit Evropian, ka arritur në Bruksel. Kallas, e cila do ta zëvendësojë shefin aktual të politikës së jashtme evropiane Josep Borrell, ka bërë të ditur se do të fillojë takimet me zyrtarët të shërbimit diplomatik me të cilët shpreson se do të ketë bashkëpunim të mirë.

“Fillime të reja: sapo mbërrita në Bruksel dhe mezi pres të takoj kolegë të rinj në shërbimin diplomatik të BE-së. Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime, me fokus të rëndësishëm në përgatitjen për dëgjimin e konfirmimit”, tha Kallas

Megjithëse emërimi i zonjës Kallas si shefe e Politikës së Jashtme të BE-së nuk është punë e kryer, ajo sikurse 25 kandidatët e tjerë për komisionarë, do të përballet më 29 shtator në seancën dëgjimore para komiteteve të rëndësishme të Parlamentit  Evropian. Në rastin e Kallasit, komiteti më i rëndësishëm është ai për Punë të Jashtme, anëtarët e së cilit do të marrin në pyetje edhe komisionarin e ri për Zgjerim të BE-së.  Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e mirëpret ardhjen e ish-kryeministres së Estonisë në Polstin e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së. Sipas saj, pret që të ketë qasje pozitive ndaj Kosovës.

-Advertisement-

‘’Dhe të punojë në bazë të asaj që do duhej të punojë dhe të mos bëjë dallime apo të mos përdorë gjuhë të dyfisht sic kemi parë në të kaluarën nga zyrtarët e BE-së”, tha Pacolli për rtv21.

Diplomati me karrierë, ambasadori Albert Prenkaj, pret dinamikë të re me ardhjen e strukturave të reja në Bashkimin Evropian. Por, vlerëson se Borrell dhe Lajçak janë përfaqësues të BE-së edhe pse ishin kritikuar nga Qeveria për qasje jo parimore në ndërmjetësim të dialogut. Ambasadori Prenkaj, kritikon kryeministrin Kurti për qasjen e tij në dialog.

‘’Kjo Qeveri për 4 vite nuk ka korspoduar ashtu sic duhet në dialog dhe tash kemi dialog të vitit 2023. A do të ketë dianmizim të dialogut, që të dyja palët si kryeministri Kurti ashtu edhe presidendit serb nuk kanë interesim për vazhdimin e dialogut”, tha Prenkaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pret nga strukturat e reja të BE-së që për çështjet e brendshme të Kosovës të mos kërkohet diskutim në kuadër të procesit të dialogut.

‘’Struktura e reja duhet fillimisht të bëjnë një vlerësim të procesit të dialogut. Presim nga BE-ja të reflektojë nga ajo që është arritur deri më tani. Është koha që BE-ja ta njoh Kosovës. Nuk mund që një proces i cili fillon për njohjen e njëra tjetrën të përfundoj në cështje të brendshme të Kosovës”, tha Pacolli.

Por, ambasadori Albert Prenkaj  vlerëson se tema për hapjen e urës po përdorët për cështje elektorale. Sipas tij, insistimi i SHBA-së dhe BE-së që cështja e urës të diskutohet në Bruksel nuk është asgjë e re.

‘’Tema e urës tashmë është trajtuar në Bruksel. Në 2016 kemi një marrëveshje për urën e cila nuk është implementuar. Tash e nxjerrë kryeministri Kurti nga sirtari për ta shndërruar në temë politike elektorale.”, tha Prenkaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera