Fitore Pacolli: Kurti e detyroi Serbinë t’ia njohë pasaportën Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 28 February 2023
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është personi që ka “detyruar Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën”.
Në një shkrim në Facebook, një ditë pasi krerët e dy shteteve u takuan në Bruksel për t’u pajtuar për tekstin e propozimit evropian, por pa e nënshkruar, Pacolli ka vlerësuar se me të njihen dokumentet, e sipas saj, “kur ta njeh pasaportën, ta njeh shtetin”.
Megjithatë, në propozim nuk përfshihet njohja de jure. “Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore” është neni i parë i tekstit për të cilin janë pajtuar palët. Për këtë ka shkruar Pacolli.
“Dje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në Zyrat e Shërbimit të Jashtëm, ndër të tjera tha që me Propozimin e BE-së, Serbia do t’ia pranojë Republikës së Kosovës pasaportën e saj. A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë? Natyrisht, Kryeministri Kurti”, ka shkruar ajo.
Më tej, sipas saj, “politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë”.
“Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka përfunduar Pacolli.

Të tjera
-
Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se gjendet në Stras...
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori...
-
Ukraina ratifikon marrëveshjen për mineralet me ShBA-në, shpreson për ndihmë ushtarake
Kuvendi i Ukrainës ka votuar pro ratifikimit të marrëveshjes me ShBA-në për m...
-
“Mora fjalë” ekzekutohet në piano midis Mynhenit, kalimtarët kurreshtarë për melodinë
Kosovari Azem Haziri ka postuar një video në profilin e tij në Facebook duke ...
-
Bill Gates do t’i dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045
Bill Gates premtoi të enjten se do ta dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e ...
-
Turqia do ta marrë përsëri drejtimin e KFOR-it në Kosovë
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se do ta marrë sërish drejtimin e...
-
Kapet 26 vjeçari i kërkuar për dh*nim, dërgohet në burg
Është arrestuar në Prishtinë, 26 vjeçari me inicialet A.O I cili po kërkohej ...
-
Koleksionoi dokumente me fakte për kri*et e l*ftës, Skenderaj nderon Esat Shalën
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka ndarë mirënjohje për Esat Sh...
-
Arrestohen edhe katër të dyshuar për laboratorin e dr*gës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për ta
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës k...
-
Dyshohet se një grua u pl*gos nga pushka ajrore në Drenas, flasin nga QKMF-ja
Një grua dyshohet se ka pësuar lëndime trupore nga një pushkë ajrore. Rast...
-
Bajrami i reagon Muratit, ia citon Nenet ku i ndalohet të jetë edhe ministër edhe deputet
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati përmes një postimi të bërë të enjten, lexoi ...
-
Ambasadori i Britanisë flet për bllokadën institucionale: Populli i Kosovës po pret veprim
Tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve Kosova vazhdon të ketë ngërç institucional,...