Sport

Fitore e madhe dhe e merituar, por nuk ka përfunduar asgjë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 14 August 2017

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është parë i lumtur pas fitores ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Kapiteni i Realit e ka cilësuar si shumë të vështirë fitoren ndaj Barcelonës, por paraqitja e mirë e ekipit e ka bërë të lumtur, pasi fitorja erdhi me meritë.

Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)

Megjithatë, Ramos ka theksuar se asgjë nuk ka përfunduar dhe ka ende edhe një ndeshje për tu luajtuar.

-Advertisement-

“Në këtë lloj të ndeshjeve me lojtarë të tillë të nivelit të lartë dhe me shumë cilësi, ju nuk mund të relaksoheni në çdo kohë. Ne jemi shumë të kënaqur me performancën e ekipit në një ndeshje ku ka një titull në rrezik”, ka thënë fillimisht Ramos.

E shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, Ronaldo mund të dënohet 12 ndeshje

“Ne kemi bërë një hap të parë të rëndësishëm, por ne nuk mund ta marrim si të kryer. Është një rezultat i mirë, por është ende ndeshja e dytë dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

“Është e rëndësishme të theksohet performanca e ekipit dhe jo vetëm rezultati, grupi ka punuar shumë fortë në një lojë fizikisht të vështirë për shkak të ndeshjes kundër një kundërshtari që është shumë i vështirë për t’u mbrojtur”, përfundoi Ramos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera