Sport

Fiton Unitedi, befasohet Tottenhami

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 02 September 2018
Manchester United i është rikthyer fitores pas dy humbjeve radhazi në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Burnleyt, me rezultat 0-2.

Ishte sulmuesi Romelu Lukaku që realizoi të dy golat për Unitedin, duke shënuar në minutat 27’ dhe 44’.

Për United në këtë përballje, epërsia ka mundur të jetë më e thellë sikurse Paul Pogba të tregohej i saktë nga penalltia.

-Advertisement-

Ndeshje interesante në këtë orar u zhvillua në ‘Vicarage Road’, ku Watfordi arriti të regjistronte fitoren e katërt duke i shkaktuar humbjen e parë Tottenhamit këtë sezon, duke i mundur me rezultat 2:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera