Sport

Fitojnë skuadrat e mëdha në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 18 November 2017

Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, që të gjitha kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre përkatës në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Ligës angleze.

Liverpool e mposhti me lehtësi në shtëpi Southamptonin, të cilës ia shënoi plot tri gola. Salah dy herë dhe Coutinho një herë gjetën rrjetën për “Të Kuqtë”, shkruan Express.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë të mbledhura.

-Advertisement-

Lideri Manchester City fitoi pa ndonjë problem si mysafire e Leicester Cityt. Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne ia dhuruan fitoren Cityt. Kjo ishte fitorja e 11-të e City pas 12 javëve. Skudra e Pep Guardiola tani ka 34 pikë në vendin e parë dhe ruan bilancin e të pamposhturës.

Në anën tjetër, kampioni aktual, Chelsea, e shkatërroi West Bromin në rezultat 4-0. Morata një herë, Hazard dy herë dhe Alonso një herë arritën të shënojnë për skuadrën e italianit Antonio Conte. Me këtë fitore, Chelsea zë vendin e dytë me 25 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera