“Fitoi skuadra më e mirë”, Arteta: I hapëm punë vetes, vuajtëm në fushë
Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 27 April 2023
Arsenal nuk mundi të përballonte presionin e Manchester City në Etihad Stadium me Topçinjtë që u mposhtën me shifrat 4-1. Tashmë, edhe pse mbeten në vend të parë me dy pikë më shumë se the Citizens, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta nuk i kanë më në këmbët e tyre fatet e kampionatit. Cityt i duhet të rikuperojë edhe dy ndeshje dhe mund t’i parakalojë për t’i hequr shansin e një titulli që the Gunnars-ave iu mungon nga viti 2003. Pas sfidës, trajneri Arteta e pranoi se City ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se e meritoi fitoren ndërsa shtoi se djemtë e tij vuajtën shumë.
“E dinimi mirë se duhej të ishim në maksimumin tonë si individë, por edhe si skuadër për të fituar ndaj Manchester Cityt. Por, rezultoi se ishim shumë larg më të mirës sonë. Nuk doja të ndryshoja taktikë ndaj Cityt, preferova t’i qëndroja besnikë lojës që na ka sjellë deri në këtë pikë. Nuk mendoj se lojtarët ishin të frikësuar, por mënyra si e nisëm ndeshjen bëri që ata të vuanin shumë. I hapëm punë vetes dhe më pas nuk mund të zhvillonim të qetë ndeshjen që kishim planifikuar.
Në fund, fitoi skuadra më e mirë në fushë. Në pjesën e parë mendoj se ishte City më i mirë i sezonit dhe ne nuk ishim në nivelin tonë. Nuk ia dolëm dot. Nëse do të flisnim në fillimin e sezonit, gjithkush mendonte se do të renditeshim në vend të pestë apo të gjashtë. Jemi në pozitat që jemi dhe kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Jam në Angli prej 22 vitesh dhe gjithçka mund të ndodhë.
City është një skuadër e mrekullueshme, por kështu jemi edhe ne. Na duhet që të merremi pak me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve pas kësaj humbje, ata vuajtën shumë dhe nuk është e lehtë të rikuperosh. Duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë që kemi bërë këtë sezon dhe t’i rikthehemi fitoreve, më pas të shohim”, u shpreh Arteta.

T� tjera
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
































