Fitohet rasti i parë për diskriminim në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 31 October 2022
Një padi me rëndësi është fituar në Kosovë. Gjykata i ka dhënë të drejtë një personi me nevoja të veçanta, i cili ka paditur komunën e Prishtinës për mos ofrim të kushteve infrastrukturore për lëvizje të këtij grupi të shoqërisë.
I janë dashur 4 vjet që të marrë një përgjigje definitive nga Gjykata por Faruk Kukaj ka fituar një rast të rëndësishëm.
Ai ka paditur në 2018-n Komunën e Prishtinës për diskriminim ndaj personave me nevoja të veçanta, për shkak të mosofrimit të kushteve infrastrukturore për lëvizje.
Kukaj, po inkurajon që rrugën e tij ta ndjekin edhe të tjerët, e që sipas tij tashmë është dëshmuar që personat me nevoja të veçanta janë të diskriminuar.
“Është e drejtë e imja të kërkoj drejtësi dhe të jem mundësisht i barabartë në lëvizjen e lirë si qytetarët e tjerë. Ndërsa unë gjithmonë jam ndier i diskriminuar nga shoqëria dhe institucionet. Unë nuk kam pasur qasje me lëviz, vetëm zakonisht në rrugë ku lëvizin veturat se nëpër trotuare dhe objekte institucionale e kulturore, gati nuk ka asnjë qasje të plotë”, ka deklaruar Faruk Kukaj – Fitues i rastit.
Por, nga Komuna e Prishtinës, ndonëse nuk dëshirojnë të komentojnë rastin po thonë se kanë ndërmarrë hapa në ndryshimin e kësaj gjendje, rtv dukagjini.
“Kemi ndarë më së shumti ndoshta në histori të kryeqytetit, kemi ndarë rreth 300 mijë euro subvencione për këto organizata për t’i mbështetur personat me aftësi të kufizuara jo vetëm grupet e margjinalizuara”, ka thënë, Adelina Sahiti – Drejtoresh e Mirëqenies Sociale.
Ndërkohë, organizata “Handikos Kosova” ka kërkuar që të ndiqet shembulli i Kukajt, dhe kanë vazhduar kritika edhe për punën e gjykatave në këtë aspekt.
” Janë edhe 5 persona të tjerë që kanë bërë padi qysh në vitin 2018 por për shkaqe të zhegitjeve siç ndodhë tek ne, këto lëndë ende nuk janë shqyrtuar fare nga gjykatat. Siç është rasti në Mitrovicë, në Vushtrri, Prizren dhe një rast tjetër në Prishtinë. Ne presim që Gjykatat ti përshpejtojnë këto lëndë dhe inkurajojmë edhe personat e tjerë që të kërkojnë të drejtën e tyre duke u bazuar në legjislacionin aktual”, ka theksuar Afrim Maliqi – Drejtor i Handikos Kosova
Faruk Kukaj është personi i parë që ka fituar padi të këtij lloji në Kosovë, duke e cilësuar vendimin e tij si të guximshëm dhe të drejtë.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...