Fitime marramendëse, gruaja e Ronaldos një industri gjigante
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 August 2018
Argjentinase, si Wanda Nara, por nuk është menaxherja e Cristiano-s. Nuk tërheq qindra mijëra ndjekës me foto të nxehta me ose pa partnerin e saj, i mjafton të jetë e fejuara (ndoshta gruaja e ardhshme) e yllit portugez.
Nga ana tjetër, ajo ka 6.8 milionë ndjekës. Aq sa mjafton për të tërhequr vëmendjen e markave të mëdha të veshjeve. Sipas “Sun”, Georgina do të ketë një pavarësi të sajën ekonomike. dhe nuk do të “mburret” me atë që nuk është e vetja.
Gjithsesi, ajo nuk ia kalon keq. Ka punuar si shitëse, por ka zgjedhur një dyqan të modës së lartë, që e ka lejuar të njihet me CR7. Gjë kjo që, në mënyrë paradoksale, e ka dëmtuar.
Nga momenti që janë përhapur zërat për lidhjen e tyre, jeta e saj ka ndryshuar. Dyqani në Madrid është mbipopulluar nga fansat deri në atë pikë sa i ka kushtuar punën. Sipas “The Sun”, ka kuptuar se mund të shfrytëzonte këtë rast pa shfrytëzuar partnerin e saj. Është punësuar në një dyqan tjetër të modës së lartë me një shpërblim që bazohej te komisionet për shitjet, por e ka humbur edhe këtë për të njëjtën arsye. Atëherë?
Georgina ka bërë një zgjedhje të zgjuar. Cila është mënyra e vetme për të mos u rrethuar nga fansat dhe për të punuar? Natyrisht, ta bësh këtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe sipas “The Sun”, bashkëshortja e ardhshme e mundshme e Ronaldo-s, fiton 8.500 dollarë për post falë ndjekësve të saj dhe të sponsorizimeve. Dhe si një “influencer” (person që mund të ndikojë te zgjedhjet e konsumatorit) mund të ketë një rrogë vjetore prej rreth 4 milionë dollarësh. Sa një lojtarë i nivelit të lartë, me pak fjalë.
Hapi i ardhshëm? Sipas të përditshmes britanike, studimet dhe menaxhimi i pasurisë së familjes, që vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Gjatë shtatzënisë, ajo ka studiuar për çështje që kanë pasur lidhje me tema financiare, detyrime ligjore dhe menaxhim të pasurive. Ku i dihet nëse nuk është dora e saj mbrapa transferimit të CR7?
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...