Lajme

Fitim Uka i Vetëvendosjes: Dorëhiqem nëse vërtetohet se kam ndikuar në punësimin e gruas

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 17 July 2022

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka ka reaguar pas lajmit se bashkëshortja e tij, Yllka Syla-Uka, është punësuar pa u përfillur rregullorja e UP-së.

Ai ka thënë se gruaja e tij jep mësim në departamentin e Antropologjisë që nga viti 2018 dhe se nuk ka ndikuar asnjëherë në punësimin e saj, as si profesor në UP e as si deputet.

Ai ka thënë se e sfidon këdo që ka fakte se ka ndikuar në punësimin e gruas së tij ti publikoj ato dhe nëse del se është ashtu do të dorëhiqet nga pozitat publike.

-Advertisement-

“Ju them me përgjegjësi të plotë që nëse gjeni vetëm një anëtar të komisionit apo këshillit/menaxhmentit që ka folur me mua për këtë çështje jam në gjendje të dorëhiqem nga secila pozitë publike”, ka shkruar deputeti Ukaj.

Tutje Ukaj i cili është edhe profesor në Fakultetin e Filologjisë ka kërkuar vetting në sistemin e arsimit dhe në Universitetin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera