Lajme

Fisnik Ismaili: Qeveria rrëzohet me vota, jo me dhunë ndaj policëve

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 19 August 2018

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili po kundërshton që qeverinë ta rrëzojnë me dhunë ndaj policëve. Ky reagim erdhi pas paralajmërimeve nga Albin Kurti për një “vjeshtë të nxehtë”.Ismaili ka thënë se partia të cilës i takon është gati të nis mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Madje është shprehur se edhe nënshkrimin për thirrjen e seancës e ka dhënë, shkruan lajmi.net.

Ai ka sulmuar indirekt edhe zyrtarin e VV-së, Boiken Abazi.

-Advertisement-

“Në fund, protestat gjithëpopullore zakonisht bahen kundër një rexhimi që po lypë mileti me e rrëzue. Sot, me këtë qeveri, atë punë e bën daha më lehtë me do nënshkrime në Kuvend, pa pasë nevojë me u çue me kallë, e pa iu thanë njerëzve që paret e dasmave e synetive me i futë në protesta. Provo bani thirrje opozitës me e nënshkrue qat mocion mosbesimi një herë. Unë nënshkrimin e kam dhanë”, shkruan Ismaili në Facebook.

Ditë më parë Boiken Abazi kishte thënë se paratë që shpenzohen në dasma, të investohen në rrëzimin e qeverisë.

“Me gjithë dashamirësinë ndaj të dashuruarëve që martohen këtë verë dhe familjarëve të tyre, me gjithë mirëkuptimin ndaj kësaj tradite, sikur të mobilizohej 1/10 e njerëzve që kanë bërë dasma këtë verë në Kosovë dhe të kontribuohej për demonstrata me 1/20 e kostos të secilës dasëm, jam i bindur që qeveria në Kosovë tashmë do kishte rënë, dhe urimi “të trashëgoheni” do kishte fituar një domethenie shtesë, për një të ardhme ku brezi i ri nuk lind e rritet në këtë shtypje brutale!”, ka thënë Abazi ditë më pare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera