Firmosi në Arabi, flet për herë të parë Kante. Mesfushori zbulon vendimin për kombëtaren
Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 22 June 2023
N’golo Kante nuk mundi t’i rezistonte ofensivës nga Arabia dhe ashtu si disa yje të tjerë europianë, zgjodhën Lindjen e Mesme për të mbyllur karrierën.
Pas shtatë vitesh si pjesë e Chelseat në Premier League, aty ku u shndërrua në një prej më të mirëve të rolit të tij, sezonin e ardhshëm Kante do të përfaqësojë fanellën e Al-Ittihad, aty ku do të gjejë edhe patriotin e tij, Karim Benzema.
Pas mbylljes së transferimit dhe prezantimit tek skuadra e Al-Ittihad, Kante “thyu” heshtjen dhe me anë të rrjeteve sociale i dha lamtumirën Chelseat ndërsa theksoi se nuk do të largohet nga kombëtarja e Francës.
“Ishte koha që unë të nisja një aventurë të re në karrierë, por para se ta bëjë këtë duhet të falenderoj Chelsean për të gjithë mbështetjen e madhe gjatë këtyre viteve. Duke nisur nga tifozët, lojtarët, trajnerët, personeli mjekësor, anëtarët e klubit, të gjithë ata që më kanë shoqëruar gjatë këtyre shtatë viteve fantastikë. Largohem me kujtime të bukura, fitore të mëdha dhe tituj të rëndësishëm. Faleminderit nga thellësia e zemrës.
Dua të falenderoj këtu edhe familjen time, miqve që kanë qenë gjithnjë aty edhe në momente të vështira. Kohët e fundit nuk ishin të lehta për mua dhe familjen time, u përballëm me shumë thashetheme dhe gënjeshtra. Por, tani do të shihemi shumë shpejt dhe unë do të jem duke veshur fanellën e Al-Ittihad, por edhe të kombëtares”, u shpreh Kante.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































