Lajme

Finlanda kërkon anëtarësim në NATO: Lufta në Ukrainë është thirrje zgjimi për gjithë botën

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 15 April 2022

Ministrja e Finlandës për Evropën, Tytti Tupparainen deklaroi ditën e sotme se vendi po kërkon të bashkohet me NATO-n pas luftës në Ukrainë.

Ajo tha se ka shumë mundësi që Finlanda të aplikojë për anëtarësim, duke u shprehur se populli i Finlandës tashmë e ka vendosur dhe se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë si një thirrje zgjimi për të gjithë botën.

Megjithatë, ajo përsëriti se vendimi nuk është marrë plotësisht. Nga ana tjetër, ditën e djeshme, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi i saj do të konfirmojë vendimin e saj “brenda javësh”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera