Sport

Finalja e Conference League, Fiorentina sfidon West Ham-in në Pragë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 07 June 2023

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë do të mirëpresë finalen europiane të Conference League të mërkurën në mbrëmje. Fiorentina–West Ham, një ndeshje e madhe që do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.

Fiorentina nuk ka fituar një titull të madh evropian që nga Kupa e Kupave në sezonin e largët 1960/1961, dhe tani ekipi “vjollcë” ka shansin më të madh për të ëndërruar në Pragë. Padiskutim skuadra e trajnerit Vincenzo Italiano mund të konsiderohet një nga ekipet më të mirë të këtij sezoni në Conference League. Fiorentina është skuadra me sulmin më të mirë, 36 gola të shënuara në 14 ndeshje në rrugën drejt finales së madhe, teksa listën e golashënuesve e udhëheq sulmuesi kryesor i tyre Arthur Cabral, i cili ndodhet në kuotën e shtatë golave po aq sa Zeki Amdouni.

Në anën tjetër, gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Europa League, West Hami i David Moyes kanë bërë një hap më tej këtë sezon në Conference League dhe një sukses i madh në Europë është në horizont. Anglezët për herë të fundit në Europë kanë triumfuar në vitin e largët 1965, dhe në Pragë kanë një armë plus, pasi më parë dy lojtarë të tyrë Tomas Soucek dhe Vladimir Coufal kanë qenë pjesë e Slavia Prague dhe e njohin mjaft mirë stadiumin “Fortuna Arena”.

-Advertisement-

Fiorentina vjen në këtë finale pas disfatës në Kupën e Italisë me Interin, megjitthatë ekipi vjollcë bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe të mërkurën në mbrëmje do të synoj të mbajë trofeun e Conference League në Itali. Përsa i përket formacioneve, Fiorentina pritet ta nisë me skemën 4-2-3-1. Në portë i padiskutueshmi Terracciano. Dodô, Quarta, Milenković, Biraghi do të formojnë prapavijën, teksa para tyre do të vendosen Amrabat dhe Bonnaventura.

Mandragora, Castrovilli dhe Gonzales do të mbështesin Ikone dhe Cabral në sulm. Në anën tjetër anglezët e West Ham pritet ta nisin me formacionin 4-3-3. Francezi Areola do të jetë në portë, në mbrojtje nga krahët Kehrer dhe Cresswell, ndërsa në qendër Aguerd dhe Zouma. Në mesfushë nga minuta e parë do të startojë Soucek, Rice dhe Paqeta, ndërsa në repartin e avancuar Boëen dhe Benrahma do të mbështesin xhamajkanin Michail Antonio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera