Sport

Finalja e Championsit, Liverpooli në sherr me tifozët për çmimet stratosferike

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 09 May 2019

Një ëndërr e kthyer në realitet! Liverpooli kalon në finalen e dytë brenda dy vitesh në Champions dhe synon fitimin e trofeut. Djemtë e Kloppit i shënuan 4 gola Barcelonës, prandaj mund të fitojnë ndaj çdo ekipi. Tifozët e “Redsave” janë të mrekullueshme dhe sigurisht që në finalen e madhe të Madridit do të jenë shumë të rëndësishëm.

Çmimet e biletave i kanë shqetësuar jo pak mbështetësit e “Redsave”. Klubi ka në dispozicion për finalen 16.613 bileta, ndërsa stadiumi “Wanda Metropolitano” ka një kapacitet prej 67.000 spketaktorësh.

Në internet kanë filluar të qarkullojnë dhe çmimet e biletave dhe duken mjaft të kripuara, pasi kategoria e parë në stadium kushton £513, kategoria e dytë £385, e treta £154, ndërsa bileta më e lirë është £60. Vendosja e biletave të tilla kaq të shtrenjta për tifozët ka sjellë një valë zemërimi te këta të fundit duke i cilësuar si çmime të çmendura.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera