Sport

Finalja e Championsit i hiqet Shën Petersburgut, UEFA e zhvendos në Paris

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 25 February 2022

Ashtu siç pritej, UEFA ka vendosur të ndryshojë stadiumin e finales së Championsit për sezonin 2021-2022. Në mbledhjen urgjente të Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit evriopian është marrë vendimi që sfida që do të përcaktoje fituesin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube të luhet në Paris, “Stade de France”, duke ia hequr të drejtën e organizimit Shën Petersburgut.

Kuptohet që ky vendim lidhet me konflikti ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, që ka tronditur mbarë botën. Forcat ruse kanë nisur pushtimin e terrritoreve ukrainase prej dy ditësh, duke shkaktuar zemërim edhe në organizatën europiane të futbollit, që edhe për arsye sigurie nuk mund të lejonte që finalja e Championsit të zhvillohej në qytetin rus të Shën Petersburgut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera