Sport

“Finale shqiptarësh” – Xhaka e Gjimshiti luajnë për trofeun e Europa League

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 09 May 2024

Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e Irlandës më 22 maj 2024.

Kjo do të thotë se Granit Xhaka (Bayer Leverkusen) dhe Berat Gjimshiti (Atalanta) do të jenë kundër njëri tjetërit në finalen e madhe.

Bayer Leverkusen mposhti Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2, ndërsa Atalanta ishte më e mirë se Marseille duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

-Advertisement-

Granit Xhaka pa dyshim i ka dhënë forcë, mençuri dhe elegancë lojës së bukur të Bayer Leverkusen këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët kryesor në fitoret e mëdha të klubit gjerman.

Në anën tjetër, Beat Gjimshit është mbrojtësi i vetëm që Gian Piero Gasperini e beson gjithmonë te Atalanta, dhe ka vite që ai është kthyer në njërin prej më të mirëve në Itali në rolin e tij.

Xhaka dhe Gjimshiti janë lider në skuadrat e tyre dhe do të jetë e bukur që t’i shohim në një finale edhe pse si rival.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera